Arbëri

Ish-punëtorët e Rilindjes sërish kërkojnë 20 përqindëshin nga AKP-ja, paralajmërojnë grevë e protesta

Sindikata e gazetës “Rilindja” në konferencë për medie ka akuzuar Qeverinë Kurti për mospagesën e 20%, derisa paralajmëruan padi ndaj kësaj qeverie edhe deri në Gjykatën e Arbitrazhit.

Drejtori i gazetës “Rilindja”, Zeqir Bekolli tha në këto rrethana të pandemisë kanë anuluar protestën, por sot në këtë mënyrë shprehen siç tha ai mllefin ndaj qeverisë për padrejtësitë që po i bëhen kësaj ndërmarrje.

“Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injorojë kërkesat tona për stazhin e punës dhe 20 përqindëshin”, tha ai.

Bekolli ngriti dyshimet se do të vidhen mjetet e 20 përqindëshit nga Qeveria Kurti.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të gazetës “Rilindja”, Besim Kajtazi tha se në vazhdimësi janë të diskriminuar nga Qeveria për kërkesat e tyre.

Rreth 218 punëtorë presin realizimin e këtyre kërkesave.

Sindikalistët paralajmërojnë grevë dhe protesta, në momentin kur të bie numri i të vdekurve të infektuarave nga Covid-19.