ZPS-ja urdhërohet që deri më 22 tetor ta dorëzojë listën paraprake të dëshmitarëve

- 18:19ZPS-ja urdhërohet që deri më 22 tetor ta dorëzojë listën paraprake të dëshmitarëve
- 17:53Emmerson bën thirrje të urdhërohet Prokuroria ta dorëzojë dosjen paragjyqësore
- 17:47Mbrojtja e Thaçit quan shqetësuese faktin se ZPS-ja ende po merret me hetime
- 17:06Emmerson: Prokuroria po e keqpërfaqëson çështjen
- 16:23Emmerson përplaset me ZPS-në në lidhje me nxjerrjen e materialeve
- 15:45ZPS-ja: Disa dëshmitarë kanë kërkuar masa mbrojtëse, kemi ende materiale për nxjerrje
- 15:17Fillon konferenca ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 08:12Sot konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së
ZPS-ja urdhërohet që deri më 22 tetor ta dorëzojë listën paraprake të dëshmitarëve
Zyra e Prokurorit të Specializuar është urdhëruar që deri më 22 tetor ta dorëzojë listën paraprake të dëshmitarëve në rastin kundër ish-eprorëve të U{K-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Gjykatësi i procedurës paraprake Nicols Guillou po ashtu ka thënë se ZPS-ja ka afat deri më 1 nëntor që materialet 102.1b t’ia dorëzojë mbrojtjes.
Po ashtu ai ka refuzuar kërkesën e mbrojtj4es për nënkategorizimin e materialeve 102.1a.
“Urdhërojë që ZPS-ja t’ia dorëzojë mbrojtjes listën paraprake të dëshmitarëve më së largu deri më 22 tetor të vitit 2021”, është thënë nga Guillou.
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet më 29 tetor
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 29 tetor në 14:30.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, në pajtim me avokatët mbrojtës të të akuzuarve ka vendosur këtë datë.
Guillou ka njoftuar se ka rezervuar edhe një datë për konferencën tjetër për ecurinë e çështjes.
Mbrojtja e të akuzuarve, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është pyetur lidhur me ecurinë e hetimeve, megjithatë ata nuk kanë dhënë detaje për to, me arsyetimin se mbrojtja është e lirë të bëjë hetimet pa e informuar prokurorinë dhe gjykatën.
Emmerson bën thirrje të urdhërohet Prokuroria ta dorëzojë dosjen paragjyqësore
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka kritikuar gjykatësin e procedurës paragjyqësore Nicolas Guillou, se nuk po e urdhëron Prokurorinë që të dorëzojë dosjen paraprake.
“Nuk është detyrë e gjykatësit t’i kërkojë Prokurorisë kur është e gatshme të bëjë dorëzimin e dosjes paraprake, është detyrë e tij ta urdhërojë Prokurorinë ta dorëzojë atë. E dimë se asgjë që thotë Prokuroria në lidhje me afatet nuk është e besueshme. Është çasje e gabuar. Ju si gjykatës duhet të urdhëroni afatet. Në konferencën e pestë më 19 maj, Prokuroria tha se dosja paragjyqësore është e gatshme deri nga mesi i tetorit. Duhet të urdhëroni datën e dorëzimit të dosjes. Ndryshe kjo interpretohet si ftesë drejtuar Prokurorisë për të caktuar datën e vet se kur do të dorëzojë dosjen. Është e papranueshme. Prokuroria ka dal jashtë kontrollit. Duhet të urdhërohet Prokuroria ta dorëzojë dosjen më së largu deri më 31 tetor. Do të bëhet një vit deri atëherë, një vit që të akuzuarit ndodhen në paraburgim. Dhe ju me siguri se ndani mendimin tim se pas një viti të kaluar në paraburgim të akuzuarit kanë të drejtë ta dinë se cila është çështja e Prokurorisë kundër tyre”, tha Emmerson.
Gjykatësi Guillou ka thënë se brenda konferencës së ardhshme do ta bëjë të ditur një datë për dorëzimin e dosjes paraprake.
“Është e rëndësishme që çdo palë të jetë në gjendje të bëjë punën e vet. Jam përpjekur të vendosë afate realiste dhe mbështetem në propozimet që ZPS ka dhënë, nuk e kuptoj atë që thoni por këtu duhet të jem konsekuent me kalendarin që kam vendosur. E kuptoj se ndodhemi në situatë të vështirë për të propozuar një afat dhe këtë do ta vendos unë dhe do ta vendos në javët në vijim. Nuk mund të presim më gjatë. Na duhet të ecim dhe më duhet ta vendosë afatin e dorëzimit të dosjes paraprake së paku ën konferencën e radhës”, ka thënë ai.
Mbrojtja e Thaçit quan shqetësuese faktin se ZPS-ja ende po merret me hetime
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se është shqetësuese që po dëgjojnë se Prokuroria ende po vazhdon hetimet dhe se nuk e di afatin se kur do të mbarojnë këto hetime.
Nga Prokuroria është thënë se po vazhdojnë hetimet, ndërsa ka thënë se nuk di saktë datën se kur mund të dorëzohet dosja paragjyqësore.
Prokuroria ka thënë se mund të dorëzohet një listë provizore e dëshmitarëve deri më 22 tetor.
Por, Kehoe ka thënë se kjo është shqetësuese.
“Nuk kemi datë konkrete kur do të përfundojë hetimi i Prokurorisë”, tha ai.
Emmerson: Prokuroria po e keqpërfaqëson çështjen
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, është përplasur sërish me Prokurorinë lidhur me nxjerrjen e materialeve. Ai ka pyetur nëse prokurorja i ka lexuar secilin prej dokumenteve të materialit prej 68 mijë e 700 dokumente. Ndërkaq, nga Prokuroria u përgjigjën se shqyrtimi i tyre është në vazhdim e sipër.
“Ekipet e mbrojtës mund të kenë të drejtë që mund të ketë informacione dhe kjo është se shqyrtimi po vazhdon. Nuk kemi pretenduar deri tani se e kemi përfunduar këtë punë. Parashikojmë që një sasi e madhe e materialit mund të lidhet me çështjen potencialisht shfajësuese si ato të materialit që janë nxjerrë. Disa materiale lidhen me dëshmitarë dhe mbrojtje që është përdorur nga ne, ne do vazhdojmë të analizojmë deri të finalizojmë listën e dëshmitarëve dhe dëshmive”, ka thënë prokurorja.
E, Emmerson ka thënë se vlerësimi i prokurorisë për materialin ende pa e lexuar në tërësi tregon se Prokuroria po e keqpërfaqëson çështjen. Ai ka thënë se i gjithë diskutimi në seancë ka qenë humbje kohe, pasi prokuroria nuk i ka lexuar materialet vetë.
Emmerson shtoi se prokuroria po sillet keq.
“Nuk iu përgjigje pyetjes, sepse sapo tha se nuk ka shqyrtuar efektivisht 68 mijë e 700 dokumente për të parë materialet shfajësuese por iu siguron se do jetë besoj si me materialet tjera shfajësuese. Nga e di ajo, nga e mbështet ajo këtë vlerësim kur nuk e kanë bërë ende analizën. Këtë e kisha parasysh kur thash se prokuroria e keqpërfaqëson çështjen. Bëhet fjala për 68 mijë e 700 dokumente që ajo e pranon mund të ketë materiale të rregullës 103, por ajo nuk ka ide se cilat janë ato. I gjithë diskutimi që kemi zhvilluar është humbje kohe, sepse është një vëllim që mund të përmbajë shumë materiale shfajësuese që as nuk i kanë parë me sy. Ju e thatë që shqyrtimi i materialeve shfajësuese nuk është bërë ende, mund të ketë materiale shfajësuese në këtë listë. Nëse ky është qëndrimi i prokurorisë, atëherë si mund të mbështetemi ne në mbylljen e çështjes së prokurorisë. Ne jemi mbrojtja dhe na kërkohet të shqyrtojmë materialin kur prokuroria vetë as që e ka parë fare dhe na e hedhin ne barrën. Diçka është seriozisht keq, diçka nuk shkon këtu. Ajo nuk e pëlqen gjuhën që e përdori këtu, do që të përdorë gjuhë të sjellshme, nuk i pëlqen që unë them keqpërdorimi i çështjes nga prokuroria, e thotë që mund të jetë material i njëjtë si ato që kemi nxjerrë, kur në fakt nuk i ka parë fare. Nga përvoja ime, kjo është sjellje e keqe e prokurorisë”, tha ai.
Prokurorja ndërkaq u arsyetua se e kishte fjalën vetëm për disa materiale që kanë lexuar dhe jo të tëra.
Seanca është mbyllur për gjysmë ore pauzë.
Emmerson përplaset me ZPS-në në lidhje me nxjerrjen e materialeve
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, është përplasur me Prokurorinë në lidhje me nxjerrjen e materialeve.
Emmerson e ka quajtur Prokurorinë pa kredibilitet në aspektin e parashikimeve për zhvillimin e gjykimit. Ka thënë se Prokuroria nuk ia ka idenë se kur do të dorëzohen materialet, dhe për rrjedhojë nuk dihet se kur do të jetë gjykimi i gatshëm.
Në lidhje me nxjerrjen e një grupi tjetër të materialeve, ZPS-ja ka thënë se duhet bërë kontrollime sërish dhe se pandemia nuk e ka bërë të lehtë punën, pasi shumica po duhet të punojnë nga distanca dhe nuk kanë qasje në databaza qendrore të provave.
Ajo ka thënë se nuk e di saktë sasinë e materialit që do të nxirret. Kjo ngjalli reagimin e Emmersonit.
“Është shembull tjetër i mënyrës se si sillet Prokuroria. Kërkova të më kërkojnë falje për mënyrën se si e kanë keqreprezentuar çështjen e tyre dhe këtë nuk e mora. Por ta lëmë këtë anash. Të gjithë në këtë sallë, dhe ata që na shohin, e vërejnë se nuk ka asgjë konstante lidhur me punën e Prokurorisë. Po të kishte do të ishim të gatshëm për gjykim. Po na thuan tani se kemi edhe materiale që nuk e dimë sasinë e saktë që duhet të nxjerrim, e dinë tashmë se nuk janë të gjendje të nxjerrin materialet brenda afateve të kërkuara”, ka thënë Emmerson, duke shtuar se e ka të vështirë të kuptojë se si mundet materiali voluminoz të përkthehet në anglisht. “Ka teknika të ndryshime se si Prokuroria e pandershme dëshiron të mashtrojë kur bëhet fjalë për gatishmërinë e nisjes së gjykimit. Ky është nivel joprofesional. Kemi të bëjmë me Prokurori pa kredibilitet në aspektin e parashikimeve për zhvillimin e gjykimit. Nuk ka idenë për volumin e materialeve e nuk e di se kur do të dorëzohet. Nuk dimë aspak në këtë moment kur do të nisë gjykimi apo kur çështja do të jetë e gatshme për gjykim. Po ballafaqohemi me sjellje joprofesionale të Prokurorisë. Duhet bërë diçka për këtë”.
E avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se Prokuroria po thotë se janë 15 dëshmitarë, por nuk po tregon për volumin e materialit. Ndërkohë avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, pyeti nëse janë dorëzuar tashmë 75 për qind të materialit të caktuar. Prokuroria ka thënë se janë dorëzuar më tepër se 75 për qind por nuk mund të thotë sasinë e saktë.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka akuzuar Prokurorinë e Dhomave të Specializuara se nuk ka nxjerr me kohë, siç ka thënë ai mbi 70 mijë shënime që kanë të bëjnë me të akuzuarit.
Emmerson kërkoi më shumë kohë nga gjykata për të t’i analizuar këto shënime.
“Janë shumë shënime, Prokuroria ka vonuar procesin e nxjerrjes së materialit, është material që prokuroria e ka. Bëhet fjalë për 70.000 e më shumë shënime, nuk dimë për sa prova flasim, kërkojmë zgjatjen e afateve, prokuroria nuk bën nxjerrjen e materialeve deri në momentet e fundit. Për ne si mbrojte na bie të merremi me 70.000 shënime. Është e pamundur. Gjykatës, për prokurorinë e shtrojmë pyetjen, a e ka lexuar këtë material? Nëse po, pse nuk na jepni më shumë shpjegime. Nëse jo, pse jo?”, ka thënë Emmerson.
Emmerson ka thënë se janë munduar t’i zbërthejnë materialet, por që janë në vëllim shumë të madh.
“Mbrojtja i ka bërë kërkesat për dokuemtne në emër të z. Veseli, por këkrohet analizë e mëtutjeshme dhe ne na kërkohet që të bëjmë puënn që duhet ta bënte prokuroia. Ndihem në siklet, ku i kërkohet mbrojtjes të shtyjë afatin, sepse një prokurori e ndeshme nuk del para gjykatës me 68 mijë dokuemnte të listuara”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se për çdo gjë që duhet ta bëjë prokuroria “gjithmonë kanë pësuar defekte”.
Ndërkaq, nga ZPS-ja tha se problemi ka qenë tek databaza dhe se është dashur që materialet t’i shqyrtojnë njerëzit dhe jo kompjuterët siç duhet bërë.
Emmerson i ka quajtur të gjitha këto justifikime, ndërsa shtoi se prokuroria po përdorë pandeminë si arsyetim.
“Është thënë që në seancën e parë nga mbrojtja se si do zhvillohet ky proces, por prokuroria tregon dhe kur do të ngre aktakuzë, ata e kanë marrë vendimin që kur ata kanë arrestuar dhe kanë futur në paraburgim njerëz kur ata ishin me vite larg të qenit gati. këto janë justifikime dhe është e jashtëzakonshme kur prokurorja ngrihet dhe përdorë arsyetim pandeminë kur kjo dihet është e dukshme. Ju dhatë premtim nga prokuroria që do ishte e gatshme deri tani, unë kërkoj nga prokurorja të shpjegoj ose të kërkoj falje për këtë”, ka thënë Emmerson.
ZPS-ja: Disa dëshmitarë kanë kërkuar masa mbrojtëse, kemi ende materiale për nxjerrje
Në konferencën e sotme për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po diskutohen katër pika. Ato janë nxjerrja e materialeve provuese, hetimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale, hetimet e mbrojtjes dhe çështja e paraburgimit.
Nga Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) është thënë që deri më tani janë evidentuar disa dëshmitarë dhe kanë paraqitur masat mbrojtëse.
Deri më 27 shtator kur ZPS-ja ka afat të paraqesë dokumentet dhe materialet e siguruara, Prokuroria deklaroi se kanë në dispozicion edhe disa pako të tjera me materiale që do të nxirren.
“Që nga konferenca e fundit janë nxjerr 24 pako, dhe disa të tjera janë duke u bërë gati deri më 27 shtator, lidhur me çështjet e përcaktuara, është bërë përparim i dukshëm. 2 nga dëshmitarët ndërkombëtarë janë miratuar dhe bërë të dukshëm. Kërkesat për masa mbrojtëse janë bërë, materiali në fjalë do të nxjerrët. Pesë dëshmitarë janë bërë të ditur. Presim që raportet të merren brenda datës 27 shtator”, u tha nga Prokuroria.
Është folur edhe për çështjen e dokumenteve dhe ndarjen në nënkategorizime, duke u thënë se ZPS-ja ka parashtruar pse nënkategorizimi është i justifikuar.
“Siç u përmend nga mbrojtja, materialet kanë qenë në përdorim prej 9 muajsh. Shënimet siç janë përmendur nga mbrojtja, s’janë abstrakte. Ato kanë pohime dhe përmbledhje për të dhënë më shumë hollësi. Janë 100 materiale, nënkategorizimi që bëhet kërkon shumë burime dhe në momentin që ndodhemi, nuk është diçka që mund të bëhet pa burimet pasuese. U përmend që është vërtetë alternativë, ose kjo ose ajo, lista e dëshmitarëve përbën një prioritet më të lart. Jemi të qëndrimit që çfarëdo lloj hapash mund të ndërmarrim nga to që na takojnë. Falënderojmë mbrojtjen e z.Krasniqi, nënvizimet që i kanë bërë kanë qenë shumë të nevojshme”.
Nga mbrojtja e të akuzuarve u tha se Prokuroria është vonuar me pakot dhe së fundmi kanë nxjerrë më shumë pako, për të cilat kërkojnë sqarime të hollësishme.
Fillon konferenca ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ka nisur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pikat e kësaj konference janë nxjerrja e materialeve provuese, hetimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale, hetimet e mbrojtjes dhe çështja e paraburgimit.
Sot konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-zyrtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca pritet të fillojë nga ora 14:30.
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30”, njofton Specialja.
Ndërkohë që ditë më parë ka përfunduar konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen e ish-kryetarit të Organizatës së Veteraneve të Luftës, Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj. Gjatë konferencës trupi gjykues nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë mes tjerash se gjykimi në këtë çështje do të fillojë me 7 tetor me deklaratën hyrës të ZPS-së.
“Paraqitja e provave të ZPS-së do të fillojë më 18 tetor dhe ZPS-ja do të thërrasë 3 dëshmitarë dhe do të ketë 4 ditë seanca dëgjimore për çështjen e saj. Datat e synuara për mbylljen e çështjes së ZPS-së dhe gjykimit në tërësi janë caktuar përkatësisht më 9 nëntor dhe 17 dhjetor 2021”, bëhet e ditur në faqen e Dhomave të Specializuara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rama takohet me Vuçiqin e Kovaçevskin në Veronë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Buleshkaj: Vitin e kaluar APK-ja pati rekord të dërgimit të rasteve në Prokurori

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot mbahet marshi për drejtësi

Mot kryesisht i vranët të dielën në Kosovë

Aeroporti detyron nënën vetushqyese që kundërligjshëm të punojë natën

Lista Serbe kërcënon me “kryengritje”

Veprime të zbehta të Qeverisë për ulje të varfërisë

Sveçla: I arrestuari në veri, pjesë aktive e strukturës kriminale

Avokatët: Thaçi e të tjerët duhet të mbrohen në liri

Hiqet dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak
