Universiteti i Prishtinë ka shpallur konkursin plotësues për pranimin e studentëve në rinj për studime themelore, në vitin akademik 2021-2022. Sipas njoftimit, 2075 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP në këtë afat të dytë.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit nis sot, më 13 shtator, dhe zgjat deri më 20 shtator, në ora 16:00. Njoftimin e plotë mund ta lexoni në faqen e Universitetit.