Arbëri

Fermerët dorëzojnë peticion në Ministri, paralajmërojnë protestë me mjete bujqësore

FOTO: EO
 

Ekonomia Online - Një grup i fermerëve nga e gjithë Kosova, mëngjesin e së hënës kanë dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë peticionin kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit.

Njëri nga organizatorët, Elmi Qupevaj, ka thënë se 80 për qind e bujqve mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti.