Arbëri

Mot me diell dhe vranësira gjatë kësaj jave në Kosovë

Foto: Ilustrim
 

Gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të mbajë mot me diell dhe me pak vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësira më shumë parashihet të ketë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.