Arbëri

Nis mbledhja e Qeverisë, pritet vendimi për masat e reja

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen elektronike ku pritet të votohen masat e reja kundër koronavirusit. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka thënë KOHËS se mblidhja pritet të përfundojë gjatë pasdites.

“Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë ai.

Ministri Vitia ditë më parë i ka informuar kryetarët e komunave me propozimet për masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator.

- Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

- Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

- Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

- Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

- Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

- Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

- Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku-Bërdyna, do të mbajnë konferencë për media në ora 15:30.