Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën

koronavirusi shqiperi

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi të shtunën në Shqipëri, derisa nga 5.257 testime, 869 kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 862 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 156.162 raste pozitive me COVID-19, 141.038 të shëruar dhe 2.539 të vdekur. Numri i rasteve aktive është 12.585.