Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova fiton betejën në Arbitrazh për Minierën e Goleshit

Kosova ka fituar betejën me kompaninë kroate “Iming” D.O.O në Gjykatën e Arbitrazhit për Minierën e Goleshit.

Kompania kroate e dërgoi Agjencinë Kosovare të Privatizimit në Arbitrazh dhe kërkoi 19 milionë euro kompensim në vitin 2019.

Arbitrazhi për këtë rast ka qenë “adhoc” dhe është mbajtur në Prishtinë, me marrëveshjen e të dyja palëve. Kontesti gjyqësor është zhvilluar sipas rregullave të UNICITRAL-it të vitit 2010.

Përveç që nuk mori kompensimit, “Iming” D.O.O do detyrohet të paguajë 340 mijë euro tarifë ligjore për AKP-në.

Kompania “Iming” kërkonte kthimin e investimeve të bëra në kompaninë “Mim Goleshi” e cila ishte privatizuar në vitin 2006 nga e njëjta kompani.

 

10 shtator 2021 AKP fiton kontestin 18 milionësh në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit Agjencia Kosovare e...

Posted by Agjencia Kosovare e Privatizimit on Friday, September 10, 2021