Arbëri

Kurti arsyeton gjendjen e rëndë me COVID-19: Vepruam sipas rekomandimeve të IKSHPK-së

 

Gjatë muajit gusht, në Kosovë filluan të rriten rastet pozitive me COVID-19 dukshëm e ashtu edhe ato të vdekjeve. Shkak po vlerësohet të jetë hapja e gastronomisë, ardhja e mërgimtarëve dhe zbutja e masave anti-COVID në përgjithësi, që përfshinte edhe lejimin e dasmave e klubeve të natës.

Pavarësisht se rreziku për një valë të tretë pritej, gjatë muajve qershor, korrik e fillimin e gushtit nuk u morën masa të reja kufizuese, përveç që u liruan.