Arbëri

Blinken ia shpreh Kurtit mirënjohjen e Bidenit për strehimin e afganëve

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani, pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti në një postim në Twitter.