Arbëri

AAK-ja për akuzat në lidhje me shpronësimet: Propagandë e Qeverisë

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes zëdhënësit të saj, Lulëzim Blaka, i ka quajtur zhurmë e propagandë publike, denoncimet që sot e dje bënë ministrat e Qeverisë Kurti në lidhje me shpronësimet në kohën kur qeveria udhëhiqej nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Dje, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vlera e shpronësimeve për rrugën Kijevë – Zahaq është rritur për 12 milionë euro, ndërsa sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se “ky është vetëm fillimi i denoncimit të keqpërdorimeve me shpronësime”.