Gjykata e Apelit në Kosovë ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores së Pejës për rastin e ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota dhe ish-nënkryetarit Enver Berisha.
Gjykata Themelore në Pejë, Sokol Bashotën dhe Enver Berishën, i kishte shpallur fajtor për veprën penale “mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve tjera financiare”. Ata ishin dënuar me burgim me kusht prej 6 muajve. Dënimi do të duhej vuajtur vetëm nëse gjatë periudhës njëvjeçare do të kryenin vepër tjetër penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu të akuzuarit janë gjobitur me 1200 euro.
Apeli ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Pejës si të pabazuar e po ashtu të avokatëve mbrojtës të Sokol Bashotës dhe Enver Berishës.
“Kolegji i gjyqtarëve i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të akuzuarit i ka shpallur fajtor për shkak të veprave penale të lartcekura, ndërsa aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore”, thuhet nga Gjykata e Apelit.
Ndryshe, aktgjykimi ndaj Bashotës dhe Berishës ishte shpallur më 19 shkurt të këtij viti.
Prokuroria e ngarkonte ish-kryetarin e Klinës, Sokol Bashota dhe ish-nënkryetarin e Klinës, Enver Berisha.
Ata akuzoheshin se në periudhën janar 2009 e deri në qershor 2016, nuk kanë përfshirë të dhënat ose informacionet, kur kanë paraqitur deklarimet e tyre pasurore në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Bashota nga PDK-ja është propozuar kandidat për kryetar të Klinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.