Arbëri

Mbërrijnë 150 afganë të tjerë në Shqipëri

Ka mbërritur në Shqipëri grupi i radhës me refugjatë nga Afganistani. 150 qytetarë afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit. 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.

Rreth 650 qytetarë afganë kanë ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit, pasi kanë lënë vendin e tyre, ndërkohë që talebanët rimorën pushtetin pas 20 vitesh.