Arbëri

Sot pritet të vijnë në Kosovë edhe një grup tjetër i afganëve

Në Kosovë sot pritet të vijnë edhe një grup tjetër i afganëve, megjithëse koha e saktë ende nuk dihet.

Kështu bëri të ditur mbrëmë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Fluturimet e ardhshme të ndodhin qysh nesër [sot], tashmë kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme dhe është çështje e organizimit të aleatëve sa u takon fluturimeve”, ka thënë ai.

Të dielën mbërriti një avion i Forca Speciale të SHBA-së në aeroportin e Prishtinës, nga ku erdhën 111 afganë. Afganët do të vendosen në Kampin e Bechtel & Enkas në Ferizaj.