Arbëri

AVONET-ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

 

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, të japë dorëheqje, pas numrave të fundit të të vdekurve me COVID-19.

Sipas njoftimit për media thuhet se AVONET shpreh shqetësim me gjendjen aktuale kaotike të krijuar si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë nga ministri i Shëndetësisë Vitia, e sidomos me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, që janë në fuqi deri me datën 13 shtator 2021.