Arbëri

Asociacioni i Komunave kundër mbylljes totale

Foto: KSP
 

(KosovaPress) - Kryetarët e komunave janë pajtuar me masat e reja të vendosura dje nga Qeveria e Kosovës, por bashkë me Asociacionin e Komunave të Kosovës, janë kundër mbylljes totale.

Derisa ende nuk dihet numri i punëtorëve të vaksinuar nëpër komuna, e të cilët pas 13 shtatorit do të duhej ta kenë certifikatën e vaksinimit ose testin negativë për të hyrë në vendin e punës, komunave pritet t’iu shtohen edhe 400 inspektorë.