Arbëri

Vuçiqi mbron Todosijeviqin: U dënua sepse ka thënë të vërtetën për Reçakun

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deputeti i Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviq, është dënuar “vetëm sepse ka thënë të vërtetën për Reçakun”.

Todosijeviqit, të martën, iu konfirmua dënimi me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999.