Ministrja e Drejtësisë ka thënë se para se të vinte në konferencë është njoftuar për bojkotin e gjyqtarëve serbë në veri.
Ajo ka thënë se është e papranueshme që gjyqtarët të bojkotojnë punën e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu ka thënë se ky bojkot është i papranueshëm dhe do të takohen pas konferencës me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor për të adresuar këtë problem.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të marrë masa lidhur me bojkotin për faktin se askush prej gjyqtarëve që paguhet me taksat tona nuk mund të bëjë bojkot. Ata nuk mund ta bëjnë këtë, dhe duhet të ndërmarrin masa për bojkotin”, ka thënë ajo.