Arbëri

GSBGJ u kërkon institucioneve veprime në parandalimin e dhunës kundër grave

Foto: Ilustrim
 

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) ka dënuar vrasjen e vajzës 18 vjeçe e cila u soll pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt të dielën. GSBGJ u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa efektive për t’i hetuar në hollësi rrethanat që çuan në vdekjen e viktimës dhe, nëse konstatohet se ka pasur sjellje kriminale, të sjellin drejtësi për viktimën.

“Gjithashtu, GSBGJ u bën thirrje institucioneve përkatëse që të promovojnë dhe zbatojnë masa për parandalimin e dhunës me bazë gjinore”, kanë thënë nga ky grup në një komunikatë.