Arbëri

Studentët në Pejë fajësojnë menaxhmentin për mosakreditim të 7 programeve

Descriptive Text

Pejë, 30 qershor – Organizata studentore “Unioni Studentor ‘Haxhi Zeka’ të Universitetit Publik ‘Haxhi Zeka’” në Pejë, me pankarta në duar “Stop nepotizmit dhe punësimit partiak”, “Universiteti në rrezik”, Duam bursa”... ka protestuar të enjten para Rektoratit të këtij universiteti, kundër mosakreditimit të shtatë programeve në disa fakultete të këtij universiteti dhe kundër menaxhmentit, shkruan sot Koha Ditore.

“Sipas matjes së cilësisë së studentëve të diplomuar dhe kuadrove universitare, universiteti renditet i fundit ndër universitet private dhe shtetërore në Kosovë”, u shpreh studenti Mërgim Ibra, përfaqësues i studentëve protestues.

Shqetësimi i tyre kryesorë, siç tha Ibra, është mosakreditimi i shtatë programeve në universitet të cilin, sipas tij, e ka lënë në universitetin më të prapambetur nga cilësia.

Disa nga programet e paakredituara janë kontabilitet e financa, administrim biznesi master dhe bachellor, regjia për film dhe TV, programet e agro-ekologjisë dhe agro-mjedisit, dhe drejtimi penal e i përgjithshëm në juridik. Për mosakreditimin e programeve Ibra, që fliste në emër të studentëve protestues, ka fajësuar menaxhmentin e universitetit, i cili, sipas tij, me keqmenaxhim ka ndikuar në mosakreditimin e programeve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.