Ndërmarrja Publike “Trepça” dhe ajo e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të auditohen. Burime të KOHËS kanë treguar se të dy këto ndërmarrje do të përfshihen në Planin Vjetore të Auditimit për sezonin 2021/22 të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Sipas burimeve, ZKA-ja do të auditojë performancën e Trepçës dhe do të bëjë auditimin e pajtueshmërisë së KEK-ut.
Është thënë sipas burimeve se ZKA-ja te Trepça do të fokusohet në atë se sa janë efektive operacionet e kësaj ndërmarrje për të arritur përformancë pozitive.
Për auditimin e tyre është njoftuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë te KEK-u ishte shqyrtuar edhe mundësia e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare (PVF) për vitin 2021, por se ZKA-së i ishte konfirmuar nga KEK dhe Ministria e Financave se aktualisht ka një kontratë valide me një auditor privat të licencuar për auditimin e PVF-së.