Arbëri

Vdiq gazetari Shaban Arifaj

Descriptive Text

Ka vdekur në moshën 69-vjeçare, gazetari veteran Shaban Arifaj. Familjarët të premten kanë njoftuar për vdekjen e gazetarit që punoi për shumë vjet në Radio Kosovë dhe Radio Televizionin e Kosovës.

Në vitin 1974, Arifaj kishte nisur punën si spiker, gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Pas mbylljes së RTP-së nga regjimi serb, ai shkroi për gazetat dhe revistat që botoheshin në Prishtinë si “Shkëndija”, “Kosovarja”, “Fjala”, “Dielli” etj. Ndërkohë, ai filloi të raportonte për Radio Zagrebin nga Prishtina dhe Brukseli ku kishte hapur radio stacionin “Radio Kosova”. Ai ka punuar edhe si korrespondent i radios “Zëri i Kosovës” në Danimarkë dhe për radion publike të Suedisë. Shaban Arifaj ka raportuar për ngjarje të ndryshme nga Viena, Uashingtoni, Montreali, Otava, Brukseli etj.

Ndërkaq, nga viti 1992-1997, ishte redaktor përgjegjës në Radiotelevizionin shqiptar (RTSH), redaksia e Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi duke u shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të Arifajt.