Arbëri

Vazhdon rritja e të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë, 26 në gjendje të rëndë

Descriptive Text

626 persona janë të shtrirë në klinika COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 26 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 527 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 470 me oksigjenoterapi, thuhet në raportin ditor të SHSKUK-së.

Në QKUK janë të shtrirë 236 pacientë, prej tyre 201 të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Infektive janë 110 pacientë, në Klinikën Infektive 2 (Mjekësi Sportive) 71 pacientë, në Pulmologji 36 pacientë, në Gjinekologji 16 pacientë e në Pediatri 3. Nga personat e shjtrirë në QKUK 185 janë me oksigjenoterapi.

Ndërkohë në spitalet e përgjithshme po trajtohen 390 pacientë, prej tyre 326 të konfirmuar pozitivë me COVID-19, e 285 janë me oksigjenoterapi.

Gjendja më e rëndë është në spitalin e Gjakovës ku po trajtohen 103 pacientë, në të Gjilanit janë 80 pacientë, të Prizrenit 75, të Pejës 69, të Ferizajt 42, të Mitrovicës 12 e të Vushtrrisë 9.