Arbëri

Deri në katër orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Deri në katër orë janë pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar.

Pritje ka edhe në Jarinjë e Dheu i Bardhë deri në 2 orë e gjysmë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar gjithashtu se në Mutivodë pritjet janë deri në 90 minuta.

Pikat tjera kufitare kanë më pak pritje.