Arbëri

Mbyllen klubet e natës deri më 1 shtator, kufizohet orari i gastronomisë

Nga 20 gushti, masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejmë të COVID-19 do të hyjnë në fuqi.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka njoftuar përmes një postimi mbi masat që janë diskutuar në takimin e ministrit të Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të sektorëve të bizneseve.

“Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese. Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjithë restorantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30”, thuhet në njoftim.

Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike, thuhet tutje.