Arbëri

MPJD në kontakt me tre shtetas të Kosovës në Afganistan, po punohet në evakuimin e tyre

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se deri të hënën në mesditë është në kontakt të drejtpërdrejtë me tre shtetas kosovarë në Afganistan dhe po angazhohet për t’u dalë në ndihmë.

MPJD-ja ka njoftuar se ata nuk janë të rrezikuar.

MPJD ka publikuar të dielën numrin se ku shtetasit e Kosovës që gjenden në Afganistan mund të kontaktojnë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje. Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar. MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani”, thuhet nga MPJD-ja.