Arbëri

VV-PDK-AAK bashkohen për Mitrovicën e Veriut, synojnë bashkimin edhe për komuna tjera

 

Partitë shqiptare kanë nxjerrë një kandidat të përbashkët për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Erden Atiqi do t’i prijë këtij koalicioni kundër Listës Serbe. Partitë e tjera opozitare shprehen të gatshme për bashkëpunim edhe në komunat e tjera ku shqiptarët janë pakicë

Partitë shqiptare në veri të Mitrovicës janë bërë bashkë për të garuar në zgjedhjet e 17 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re e VAKAT, kanë nxjerrë Erden Atiqin si kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore.