Arbëri

Një i vdekur e 379 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri të premten

Foto: Ilustrim
 

Shqipëria ka regjistruar një të vdekur nga koronavirusi të premten, duke çuar numrin e të vdekurve nga COVID-19 në 2.461. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 5.339 testime, 379 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 39 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri nga COVID-19 janë shëruar 130.588 pacientë.