Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, strategjinë e ka prezantuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se strategjia është në përputhje me programin e Qeverisë dhe ka synim që të arrijë kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Haxhiu e ka cilësuar këtë strategji dokument udhërrëfyes për sundim të ligjit për vitet e ardhshme, ndërsa ka thënë se me të synohet fuqizimi i gjyqësorit, prokurorisë dhe i luftës anti-korrupsion.
Ka thënë se strategjia prek gjithë sistemin e sundimit të ligjit.