Arbëri

Shefi i OSBE-së Davenport viziton Kohën

Shefi i ri i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadori Michael Davenport, ka vizituar të martën Grupin KOHA, ku është takuar me drejtoreshën menaxhuese, Flaka Surroi, dhe shefin e deskut të KOHËS, Agron Bajrami.

Liria e shtypit, situata e medias në kohë pandemie, standardet profesionale dhe sfidat e tjera për mediat dhe gazetarët në Kosovë ishin temat qendrore të bisedës dhe këmbimit të mendimeve mes ambasadorit Davenport dhe udhëheqësve të Grupit KOHA.