Arbëri

“Luftë” deklaratash mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Interpretime krejt të ndryshme për çështjen e pagesave për ekspertët mjekoligjorë kanë dhënë Ministria e Drejtësisë e Këshilli Prokurorial. Përderisa zëvendësministri ka deklaruar që këtyre ekspertëve u janë paguar 800 mijë euro në mënyrë të paligjshme, KPK-ja e ka quajtur Sallahun si njeri me mosnjohuri të thella profesionale

Kompensimi i ekspertëve mjekoligjorë nga ana e Këshillit Prokurorial është arsyeja e një tjetër përplasjeje mes Ministrisë se Drejtësisë e Prokurorisë.

Rreth 800 mijë euro është dëmi që zëvendësministri i kësaj ministrie, Blerim Sallahu, pretendon se është bërë nga këto pagesa që, sipas tij, janë të paligjshme.