Arbëri

Zjarret në rajon, Osmani: Kosova, e gatshme t’i ndihmojë miqtë

Descriptive Text

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur sot gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar vendet e rajonit që janë përfshirë nga zjarret.

Ajo një postim në Twitter ka shkruar se pamjet nga këto vende janë zemërthyese.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, shkruan Osmani.