Driton Ajazi ka deklaruar se në këto zgjedhje do të kandidojë për kryetar të Drenasit, nën sloganin “Dekada e Re për Drenasin”.
Rikandidimin e kryetarit aktual, Ramiz Lladrovcit, Ajazi e ka quajtur si vendim në kundërshtim me strukturat dhe elektoratin e PDK-së.
Duke folur për sloganin, Ajazi theksoi në Interaktiv të KTV-së se “dekadën” e kishte nisur ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, por që nuk e çoi deri në fund.
“Jemi të vendosur ta çojmë përpara reformën e mbetur nga Veseli. Konfirmimi i Lladrovcit është në kundërshtim të strukturave të PDK-së dhe elektoratit të PDK-së. Dega e PDK-së është ndër degët më të konsoliduara në tërë Kosovën, përbëhet nga Këshilli drejtues. Mosprezenca e strukturave në takimin ku u rikandidua Lladrovci tregon qartë që strukturat dhe qytetarët nuk e mbështesin një rikandidim. Ato struktura më kanë nominuar mua që t’i prijë këtij procesi”, shtoi ai.