Arbëri

Një i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të hënën

Foto: Ilustrim
 

Shqipëri ka regjistruar një të vdekur nga koronavirusi të hënën, duke u bërë personi i 2.460 që vdes që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.046 testime, 69 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar gjithsej 133.981 raste pozitive.

Sipas MSH-së, deri më tani, përfshirë 21 të shëruarit e fundit, numri i pacientëve të shëruar është 130.439.