Agjencia e Menaxhimit Emergjent e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se situata me zjarret në tërë Kosovën është nën kontroll.
Sipas Agjencisë, vatra të zjarrit ende të pa pushuara plotësisht mbeten në komunën e Pejës, të Gjilanit dhe Prishtinës.
“Falë të gjitha rrethanave në menaxhim, reagim nga momentet e para të shfaqjes së zjarreve, situata konsiderohet nën kontrolle në të gjithë vendin. Vatra të zjarrit ende të pa pushuara plotësisht mbetet zjarri në parkun kombëtar Bjeshkët e Rugovës fshati Shtupeq, dhe Rajoni i Gjilanit, zjarri malor në Capar - Bukovik, dhe Komunen e Vitisë fshati i ri i cili është lokalizuar. Regjioni i Prishtinës, Komuna e Graçanicës fshati Shashkovc - zjarr malor (në intervenim), Komuna e Podujevës fshati Kalaticë zjarr malor (në intervenim)”, thuhet në njoftimin e AME-së.
Sipas njoftimit, të gjitha terrenet janë të menaxhueshme dhe nën kontroll.
Ndërkohë, regjioni i Prizrenit dhe Mitrovicës paraqiten të qeta.