Arbëri

Situatë më e qetë nga zjarret në Shqipëri, dy vatra kritike, tetë janë nën monitorim

 

Pas gati dy javësh në “luftë” me zjarret, në Shqipëri sot shënohet dita më e qetë. Falë punës së bërë nga efektivët e Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimit zjarrfikës, emergjencave civile është bërë e mundur shuarja e shumë vatrave agresive në zona të ndryshme të territorit të vendit.

Vetëm ditën e sotme, përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile njoftohet se janë shuar 15 vatra zjarri, por mbeten ende 10 vatra aktive. Dy prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë. Në majën e Rrunës, helikopteri ka bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve dhe nuk rrezikohen banesa.