Arbëri

271 raste të reja me COVID-19 të premten në Kosovë

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 271 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 4,666 personave të dyshuara për koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 persona.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 1,321.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 8,188 persona. Ministria njofton se deri më tani në Kosovë janë administruar 478.084 vaksina.

Të vaksinuar me dozën e parë deri më tani janë 312,894 persona ndërkaq me dozën e dytë janë, 165,190 persona.