Arbëri

150 automjete pa regjistrim u sekuestruan gjatë korrikut në rajonin e Mitrovicës

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar se gjatë muajit korrik kanë identifikuar dhe larguar 150 automjete me regjistrim të skaduar.

Policia njofton se kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, ndërsa automjetet janë sekuestruar dhe larguar nga trafiku rrugor.