Arbëri

Kongresi Panshqiptar Amerikan largon nga detyra Bruno Cekan dhe Martin Vulajn

Descriptive Text

Bordi themelues i Kongresit Panshqiptar Amerikan ka njoftuar për largimin nga çdo pozitë dhe nga organizata të Bruno Cekajt dhe Martin Vulajt.

Sipas këtij njoftimi, Cea dhe Vulaj vazhdimisht kanë demonstruar se nuk angazhohen për përmbushjen e misionit dhe vizionit të organizatës dhe nuk respektojnë rregullat dhe procedurat për organizatat jofitimprurëse.

‘’Ceka pa miratimin e organeve të Kongresin Pan-Shqiptar Amerikan ka autorizuar transaksione nga thesari i organizatës, duke përfshire pagesa për Martin Vulaj; kurse Vulaj ka sjellë donacione të korporatave dhe individëve pa qartësuar cilat janë kërkesat e tyre për influencë apo përfitime nga Kongresi Panshqiptar Amerikan’’, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, Bordi ka njoftuar se më datën 12 shtator, në New York, do të organizojë tubimin për Kongresin e Përgjithshëm të kësaj organizate.