Arbëri

Vlora Spanca i propozohet Kuvendit për Auditore të Përgjithshme të Kosovës

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar të enjten vendimin me të cilin Vlora Spanca i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Siç ka njoftuar zyra e presidencës, Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërkaq nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm.