Arbëri

MSH-ja pa masa të reja, me gjithë rritjen e rasteve të infektimit

Foto: Ilustrim
 

Më se dyfish më shumë raste të reja të infektimit me koronavirus, krahasuar me një ditë më parë, janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit ditor të MSH-së, një person ka vdekur dhe 221 kanë dalë pozitivë në Sars-Cov-2, shifër kjo më e larta që nga muaji prill.