Arbëri

Mehaj dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar” këshilltarin ushtarak kroat Periq

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dekoruar me medaljen “Shërbim i shquar”, këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it, Rajko Periq.

Mehaj e dekoroi Periqin në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus me mërgimtarë që po vinte në Kosovë nga Gjermania u aksidentua. Në aksident vdiqën dhjetë persona.