Arbëri

Deputetja e PDK-së e cilëson fitore dështimin e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, e ka cilësuar si fitore përsëritjen e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi nuk u votua të hënën në Kuvend.

Deliu-Kodra shkroi në Facebook se nga fillimi PDK-ja ka shprehur rezervë ndaj një procesi te mbyllur, pa përfshirjen e shoqërisë civile dhe pa media.