Arbëri

Bashkatdhetarët presin deri në 3 orë në pikat kufitare me Serbinë

 

Tri orë kanë pritur bashkatdhetarët gjatë ditës së hënës në pikën kufitare në Merdar në kolonën 1 kilometërshe. Udhëtarët që po ktheheshin në vendet e perëndimit nëpërmjet kësaj pike kufitare, kanë thënë se tashmë janë bërë të zakonshme pritjet nëpër kufij.

“Për fat të keq nëpër kufij po presim shumë. Kësaj here po më duket se patëm fat, nuk qenka edhe kolonë e madhe. Po ma merr mendja që do të kalojmë diqysh. Po e shohim. Presim qe 15 minuta momentalisht”, ka thënë Shtjefën Kajtazi.