Arbëri

106 pacientë të shtrirë në klinikat e COVID dhe spitalet e përgjithshme

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 106 pacientë janë të shtrirë në klinikat e COVID dhe spital e përgjithshme. Prej tyre, 52 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

63 persona janë me oksigjeno-terapi, ndërsa tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.