Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, ka njoftuar se tërmeti i dëgjuar të dielën në Kosovë, ndodhi në orën 23:07 me kohën lokale, dhe shkalla e tij ishte 3.4 të rihterit.
Thellësia hipoqendrore ishte 2 kilometra, epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në jug të Vitisë.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth”, ka shkruar në Facebook.