Arbëri

Mediat e huaja raportojnë për Kosovën që i ndau medalje presidenciale Beau Bidenit

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Beau Biden, djali i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, është nderuar të dielën me medaljen presidenciale të Kosovës. Presidentja Osmani lavdëroi dhe falënderoi për punën dhe kontributin e tij dhënë në fushën e drejtësisë pasluftës në Kosovë. Për këtë raportuan mediumet e mëdha botërore.

"Në 2016-n Joe Biden, atëherë nënkryetar i SHBA-së, zbuloi një memorial për djalin e tij në Kosovë. Një rrugë që çon në Kampin Bondsteel, vendi i rreth 700 amerikanëve që ende ndihmojnë në ruajtjen e paqes së brishtë në Kosovë, u emërua gjithashtu sipas Beau Biden", raporton agjencia e lajmeve Reuters.