Arbëri

Kurti vizitoi familjet që humbën familjarët në aksidentin tragjik në Kroaci

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar për ngushëllime familjet e Valentina Zhubi Binakajt në Baballoq të Deçanit dhe të Gjylë Malokut në Junikut, që vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci.

Zyra e kryeministrit njofton se Kurti i inkurajoi familjet të gjejnë forcë për ta përballur dhimbjen.

“Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për angazhimin e kujdesin që ka treguar Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Kroacisë për të lënduarit dhe për kthimin e trupave të më të dashurve të tyre në Kosovë. Kurse të lënduarve iu dëshiruan shërim të plotë”, thuhet në komunikatë

“Kryeministri Kurti tha se institucionet e Kosovës do t'ju qëndrojnë afër të lënduarve që të tejkalojnë më lehtë pasojat e aksidentit. Gjatë javës, kryeministri Kurti ka vizituar për ngushëllime edhe familjet e tetë viktimave të tjera të aksidentit fatal të autobusit me bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë”, thuhet tutje.

Aksidenti i së dielës së kaluar la 10 bashkatdhetarë të vdekur.