Arbëri

Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

14 fëmijë shqiptarë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri kanë mbërritur në Shqipëri.

Operacioni për kthimin e tyre është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas kthimit në Rinas iu drejtua mediave ku dha detaje rreth operacionit, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë me operacionin e radhës për të rikthyer shtetasit shqiptarë që gjenden në kapmet siriane.

Rama falënderoi për operacionin gjeneralin Abass Ibrahimc.