Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​IKSHPK: Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohet kundër COVID-19.

Derisa thonë se vaksinimi është metoda më e mirë dhe më efikase në luftën kundër COVID-19, IKSHPK-ja thekson se mosvaksinimi dërgon në masa rigoroze në vjeshtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë! Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

Sipas tij, Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosovë, e që janë Astra-Zeneca dhe Pfizer.